Çfarë ndodhi? Ishte dënuar me 4 vite burg, Gjykata liron Dani Alves

Një gjykatë spanjolle ka vendosur që ish-futbollisti i Barcelonës dhe Brazilit, Dani Alves, mund të lirohet me kusht nga burgu pasi ka kryer rreth një të katërtën e dënimit për përdhunim.

Futbollisti ishte dënuar me 4 vite e 5 muaj burg për përdhunim, por Gjykata e Barcelonës ka vendosur të lirojë Dani Alves. Mediat spanjolle kanë zbardhur vendimin e fundit të gjykatës, ku me shumicë votash, gjyqtarët kanë vendosur të lënë të lirë ish mbrojtësin brazilian.

Alves duhet të paguajë një garanci prej 1 milionë eurosh. Gjithashtu, gjykata i ka tërhequr dy pasaportat ish lojtarit të famshëm, atë spanjolle dhe braziliane, duke i mohuar të drejtën për t’u larguar nga Spanja. Alves e ka të ndaluar t’i afrohet denoncueses në një distancë prej 1000 metrash nga shtëpia e saj, si dhe nga vendi i saj i punës dhe çdo vend tjetër që frekuenton. Ai as nuk do të mund të komunikojë me të përmes çfarëdolloj mediash derisa të jepet një dënim përfundimtar.

The post Çfarë ndodhi? Ishte dënuar me 4 vite burg, Gjykata liron Dani Alves appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *