SPAK arreston kryebashkiakun në detyrë të Himarës, Jorgo Goro! Urdhër-arreste edhe për 4 të tjerë

Kryetari në detyrë i bashkisë së Himarës Jorgo Goro është arrestuar me urdhër të SPAK, pas kallëzimit të bërë nga kryetari i zgjedhur i kësaj bashke Fredi Beleri, aktualisht në burg, i dënuar nga gjykata për blerje votash, për tjetërsim pronash. Jorgo Goro është arrestuar në Dhërmi, nga agjentët e SPAK, sapo është ngritur nga kafja, ku po qëndronte bashkë me disa miq të tij.

Kujtojmë se kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri i cili ndodhet në burg, e ka kallëzuar penalisht Jorgo Goron, se ka tjetërsuar një pronë në favor të të tretëve, pronë e cila pasi është blerë, është marrë statusi i investitorit strategjik nga shtetasi Artan Gaçi, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka.Çështja është hetuar nga prokurori Ols Dado. Beleri e paditi Jorgo Goron për veprat penale ‘Shpërdorim detyre’, ‘Falsifikim i dokumenteve’.

Për lajmin ka reaguar edhe deputeti Gazment Bardhi përmes rrjeteve sociale.

Bardhi e cilëson arrestimin e Goros si një lajm të mirë që duhet të shoqërohet me arrestime të tjera. Arrestimi i Jorgo Gorës është një lajm i mirë, që duhet të shoqërohet me arrestime edhe të bashkëpunëtorëve zë Edi Ramës, që në shkelje të ligjit kanë përfituar prej tij statusin e investitorëve strategjik. KM duhet me urgjencë të urdhëroj shkarkimim e tij nga detyra.’- shkruan Bardhi.

The post SPAK arreston kryebashkiakun në detyrë të Himarës, Jorgo Goro! Urdhër-arreste edhe për 4 të tjerë appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *