Arrestohen dy shqiptarë në Itali/ Fshehën drogën në çorape, në banesën e njërit prej tyre gjenden 35 mijë euro

Një 18-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi akuzohet për trafik droge. Në pranga ka përfunduar edhe bashkëpunëtori i tij 37 vjeç, po ashtu me origjinë shqiptare.

Pas një operacioni antidrogë, dyshja u vunë në pranga teksa po parkonin makinë. Gjatë kontrollit fizik, në çorapet e njërit prej tyre u gjetë 5 doza kokaine, të bëra gati për shitje. Kontrollet nga autoritetet italiane vijuan edhe në banesat e tyre, ku në shtëpinë e 18-vjeçari në Rimini, u gjetën rreth 65 gram kokainë dhe 35 mijë euro të fshehura brenda një dysheku.

Dyshohet se paratë janë siguruar nga shitja e drogës. Ndërkohë nga kontrollet në banesën e 37-vjeçari nuk u gjet asgjë, por u zbulua se ai ndodhej ilegalisht në Itali, pasi ishte dëbuar më parë. Për dy shqiptarët u caktua masa arrest në burg. 

The post Arrestohen dy shqiptarë në Itali/ Fshehën drogën në çorape, në banesën e njërit prej tyre gjenden 35 mijë euro appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *