Katër shqiptarë rrëmbejnë dhe torturojnë për 16 orë bashkëatdhetarin e tyre në Itali

Një 33-vjeçar shqiptar ka kaluar 16 orë makthi, pasi u rrëmbye dhe torturua nga katër bashkëatdhetarë të tij në Bolonja të Italisë Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth një vit më parë më 18 gusht, ku 4 autorët e rrëmbyen të riun nënë kërcënimin e armës dhe e torturuan me një kabllo elektrike të lidhur në qafë dhe kyçe.Gjithashtu ata e kanë dhunuar me grushta dhe shkopinj.

Sipas mediave italiane e gjithë ngjarja ka ndodhur, për t’i zhvatur atij informacione për një person tjetër, mik i 33-vjeçarit, i cili kishte një borxh me katër shqiptarët. Këto të fundit janë arrestuar nga autoritetet italiane nën akuzat e rrëmbimit, armëmbajtjes pa leje, plagosjes së rëndë, grabitjes dhe tortura.

Të arrestuarit janë Klejdo Islamaj, 26 vjeç, Lorenc Proshka, 38, Dardi Rapaj, 26 vjeç dhe Arbër Budani, 28 vjeç.

Hetimet janë përqendruar veçanërisht në targat e automjeteve të përdorura nga rrëmbyesit për të gjurmuar rrugën e ndjekur. Dëshmia e një personi të pestë, i cili për momentin nuk është nën hetim, është vendimtar. 33-vjeçari i dhunuar u gjet në anë të rrugë nga një person, por jo rastësisht.  Sipas policisë, ky person duket se mund të jetë person ‘mik’ i viktimës, por ndoshta edhe i lidhur me rrëmbyesit.

The post Katër shqiptarë rrëmbejnë dhe torturojnë për 16 orë bashkëatdhetarin e tyre në Itali appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *