“Në orët e para të mëngjesit”, shpërthim me tritol pranë një shtëpie në Shkodër

Një shpërthim me tritol ka ndodhur pranë një shtëpie private në Shkodër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit të së hënës.

Momentalisht raportohet vetëm për dëme materiale, ndërsa banesa i përket 62-vjeçares me inicialet F. S. Ndërkohë grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit

Njoftimi:

Rreth orës 03:40, në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, tek porta e oborrit të banesës së shtetases F. S., 62 vjeçe, është hedhur lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë. Ndërkohë grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

The post “Në orët e para të mëngjesit”, shpërthim me tritol pranë një shtëpie në Shkodër appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *