Kërkesa e opozitës, Sekretariati i Etikës anulon votimin e 7 marsit në Kuvend

Sekretariati i Etikës ka anuluar votimin e 7 marsit në Kuvend. Kërkesa është bërë nga grupi parlamentar i PD për të shpallur të pavlefshëm votimet e kryera në atë seancë plenare. Grupi i PD pretendoi se të gjitha ligjet e votuara në seancën e 7 marsit duhet të shpalleshin të pavlefshme, për shkak se nuk ishte plotësuar kuorumi i nevojshëm në Kuvend.

Gazetari Ergys Gjençaj raporton për Balkanweb se u pranua kërkesa e Gazment Bardhit, që tha se më 7 mars ligjet janë kaluar pa pasur korumin e nevojshëm. Në seancë votuan vetëm 68 deputetë, por se duhet të ishin së paku 71.

Pesë projektligjet pritet që të kalojnë për votim në seancën e radhës plenare. Projektligjet do të kalojnë vetëm për votim dhe nuk do të ketë diskutim, sepse konsiderohet se është ezauruar pjesa e diskutimeve për nismat përkatëse.

“Të nderuar anëtare te Sekretariatit për Procedurat, Votimit dhe Etiken, Bej me dije se diten e premte date, 29.3.2024, ora 11.30 Sekretariati për Procedurat e Votimit zhvillon mbledhje për të diskutuar lidhur me:

1. Shqyrtimin e kërkesës te Grupit Parlamentare te Partise Demokratike per:“Deklarimin e pavlefshmerise/anullimin e votimeve te kryera ne seancen plenare te dates 7.3.2024”. Nr. 905 prot, date 7.3.2024. Mbledhja do të zhvillohet në sallën e Komisionit të Ligjeve.”, thuhej në njoftimin drejtuar anëtarëve të Sekretariatit.

The post Kërkesa e opozitës, Sekretariati i Etikës anulon votimin e 7 marsit në Kuvend appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *