Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Francë. Protagonist ishte një 33-vjeçar shqiptar, i cili ka hyrë në një kishë gjatë kremtimit të meshës dhe ka thirrur “Allahu Akbar”.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin Montpellier, ku shqiptari i paarmatosur është larguar menjëherë nga kisha pa shkaktuar asnjë incident. Më pas janë njoftuar edhe patrullat e policisë, të cilat kanë ndaluar të riun shqiptar dhe e kanë shoqëruar në komisariat.
Përballë efektivëve, i riu i cili ndodhej në Francë ilegalisht, ka treguar se në fakt ka bërë një “shaka pa kripë”, teksa ishte nën efektin e alkoolit.
The post E pazakontë në Francë, shqiptari thërret në mes të meshës “Allahu Akbar” appeared first on ALBUK UK NEWS.