Aksidenti tragjik në aksin Këlcyrë-Përmet, shoferi tentoi t’i largohej policisë me shpejtësi, makina përfundon në anë të lumit Vjosa

Tetë viktima janë shkaktuar nga një aksidenti tragjik i ndodhur në aksin Këlcyrë-Përmet. Në automjet ndodheshin 7 shtetas nga vendet e treta, ndërsa shoferi një shtetas nga Shkodra. Fatkeqësisht asnjë i mbijetuar.Duke udhëtuar nga Përmeti në Këlcyrë , makina është pikasur nga një patrullë policie dhe në këtë mënyrë shoferi është kthyer pas me shpejtësi, duke tentuar t’i shpëtojë policisë dhe ka lëvizur me rreth 200 km/orë.

Kjo ka bërë edhe që drejtuesi i automjetit të humbasë kontrollin e makinës duke ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka përfunduar në anë të lumit Vjosa.

Ekspertët ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për hetimin e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë.

The post Aksidenti tragjik në aksin Këlcyrë-Përmet, shoferi tentoi t’i largohej policisë me shpejtësi, makina përfundon në anë të lumit Vjosa appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *