Vendimi i GJKKO për masën ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili aktualisht po përballet me akuzën për korrupsion lidhur me privatizimin ish-kompleksit Partizani në kryeqytet, është zbardhur sot.
Mësohet se GJKKO është shprehur se masat ndaj Berishës nuk përbëjnë heqje të lirisë, ndryshe nga çfarë ka pretenduar ish-kreu i qeverisë vazhdimisht.
Kujtojmë se ndaj Berishës është caktuar detyrimi i paraqitjes në gjykatë dy herë në muaj, si edhe i është ndaluar të udhëtojë jashtë territorit shqiptar.
The post Zbardhet vendimi i GJKKO për masën ndaj Berishës: Masat ndaj ish-kryeministrit nuk përbëjnë heqje të lirisë appeared first on .