Tirana mbushet me mbishkrimet e “Lëvizja bashkë” për skandalin “5D”: Erion Veliaj, shko te shokët!

Aktivistët e “Lëvizja Bashkë”, që drejtohet prej Arlind Qorit, kanë ndërmarrë një aksion natën e kaluar, ku në muret e ndërtesave nëpër Tiranë kanë shkruar “Erion Veliaj shko tek shokët”.

Ky aksion vjen pas skandalit të aferës “5D”, ku disa prej drejtorëve kryesorë të Erion Veliajt kanë përfunduar në burg, si Mariglen Qato, Taulant Tusha, Redi Molla, pasi akuzohen se kanë përfituar dhjetra miliona euro para publike, nga tenderimet e Bashkisë së Tiranës përmes kompanisë që e drtejtonin indirekt “5D Konstruksion”.

Në një reagim në rrjetet sociale pas aksionit, “Lëvizja Bashkë” shprehet se vendi i Veliajt është që të shkojë tek shokët e tij në burg, pasi Bashkia e Tiranës nuk mund të jetë më strofull hajdutësh.

“Skandali korruptiv i Erion Veliajt dhe drejtorëve të tij po heshtohet nga shumica dërrmuese e televizioneve. Në vend të hulumtimit gazetaresk dhe debatit publik, televizionet e mëdha vazhdojnë të postojnë videot propagandistike të hajdutit më të famshëm në Shqipëri: Erion Veliajt.

Sonte në mbrëmje aktivistët e Lëvizjes BASHKË kanë çarë bllokadën mediatike dhe i kanë kujtuar Erion Veliajt të vërtetën që e lë pa gjumë. Vendi i tij është te shokët e tij: NË BURG!
Nesër Tirana do të zgjohet me këtë mesazh të qartë. Nuk është kurrë vonë për të vënë kryehajdutët përpara drejtësisë.

Aksionet denoncuese të Lëvizjes BASHKË do të shoqërohen edhe me këmbënguljen tonë brenda Këshillit Bashkiak të Tiranës që Erion Veliaj të japë llogari për dhjetëra miliona eurot e dhuruara drejtorëve të 5D. Bashkia e Tiranës nuk mund të jetë më strofull hajdutësh.”-thuhet në reagimin e “Lëvizja Bashkë”.

The post Tirana mbushet me mbishkrimet e “Lëvizja bashkë” për skandalin “5D”: Erion Veliaj, shko te shokët! appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *