“O hajdut! Do japësh llogari!” Veliaj në SPAK, qytetarët dhe përfaqësuesit e PD: Aty e ke vendin!

Veliaj është përplasur me ish-deputetin e PD-së, Klevis Balliu që ndodhej përpara godinës shoqëruar nga qytetarë dhe mbështetës të PD-së, të cilë nuk i kanë kursyer thirrjet ndaj Veliajt

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Veliaj ka mbërritur në ambientet e SPAK mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00. Përpara se të futej në ambientet e SPAK, Veliaj është përplasur me ish-deputetin e PD-së, Klevis Balliu që ndodhej përpara godinës shoqëruar nga qytetarë dhe mbështetës të PD-së, të cilë nuk i kanë kursyer thirrjet ndaj Veliajt

“O hajdut, do japësh llorri, aty e ke vendin”, janë disa nga thirrjet.

“Kërkoja Fahriut me 100 mijë euro makinë”, dëgjohet nga ana tjetër duke iu drejtuar Erion Veliaj ish-deputeti Balliu.

Veliaj kishte paralajmëruar vetë ditën e shtunë që do të paraqitej në SPAK. Raportohet se ai është thirrur nga prokurori i posaçëm Dritan Prenci, si person që ka dijeni në lidhje me inceneratorin e Tiranës. Për aferën e inceneratorit janë në burg një numër i madh zyrtarësh dhe janë shpallur në kërkim pronarët.

The post “O hajdut! Do japësh llogari!” Veliaj në SPAK, qytetarët dhe përfaqësuesit e PD: Aty e ke vendin! appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *