Real Madridi është klubi që përfiton më shumë nga fanella e tyre, pasi nga kompania Adidas dhe sponsori Emirates fiton plot 190 milionë euro në vit.
Platforma e të dhënave dhe analitikave Football Benchmark ka ofruar një listë me ekipet që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre.
Sipas Football Benchmark, Real Madridi është klubi që përfiton më shumë nga sponsori i fanellës, Adidas, 120 milionë euro, ndërsa pas tyre vjen Barcelona që nga Nike merr 105 milionë euro.
Megjithatë, faqja e specializuar ka përpiluar edhe më në detaje fitimet e ekipeve, ku përveç sponsorit të markës së fanellës, ka marrë edhe sponsorin që reklamon kompaninë në fanellë.
Kështu, Real Madridi nga Adidas merr 120 milionë euro dhe nga Emirates 70 milionë euro tjera, duke çuar përfitimet në 190 milionë euro, duke lënë pas vetes Barcelonën që përveç 105 milionë euro nga Nike, merr edhe 70 milionë euro nga Spotify.
Në pozitën e tretë renditet Paris Saint-Germain me përfitime totale prej 146 milionë euro, po aq sa fiton Arsenali në vendin e katërt, ndërsa në vendin e pestë renditet Manchester Unitedi me përfitime prej 143 milionë eurosh.
Manchester City është i gjashti me 141 milionë euro përfitime nga fanella, Chelsea i shtati me 117 milionë euro dhe Bayern Munichu i teti me 110 milionë euro.
Pas tyre vijnë klubi se Juventusi në pozitën e nëntë, Liverpooli i dhjeti, Tottenham Hotspur i 11-ti, Borussia Dortmund në vendin e 12-të, Milani në vendin e 13-të, Interi i 14-ti dhe Marseille në pozitën e 15-të.
The post Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1 appeared first on ALBUK UK NEWS.