Mbretëria e Bashkuar mirëpret vendimin që serbët të pajisen me patentë shoferë RKS: Nismë e rëndësishme për ta mbështetur integrimin

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës, i cili lejon serbët që t’i kthejnë patentë shoferët e tyre nga institucionet jolegale serbe në ato zyrtare të Republikës së Kosovës.

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘X’ e ka quajtur këtë “nismë të rëndësishme” për të mbështetur integrimin.

“Mirëpresim njoftimin e Qeverisë së Kosovës që përcakton procesin praktik për konvertimin e patentë shoferëve për serbët e Kosovës”, thuhet në shkrimin e ambasadës.

We welcome the Government of announcement setting out the practical process for converting driving licenses for Kosovo-Serbs.

This is an important initiative to support integration.

— UK in Kosovo (@UKinKosovo) May 10, 2024

Më 7 maj, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), ka marrë vendim që mundëson kalimin nga patentë shoferi i lëshuar nga institucionet jolegale serbe në Kosovë, në ato zyrtare të Republikës së Kosovës.

Lajmin e kishte bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një video-mesazhi drejtuar qytetarëve.

“Kalimi në patentë shoferë të RKS, mundëson regjistrimin e lehtë dhe praktik të automjeteve. Nuk kërkon përsëritje të dhënies së provimit për fitim të patentë shoferit por vetëm aplikim të cilin, çdo qytetar duhet ta dorëzojë në Qendrën për Pajisje me dokumente”, kishte thënë ai.

Kurti, sqaroi se vendimi hyn në fuqi më datën 9 maj dhe është valid deri më datën 9 gusht të 2024-së.

Ai ka bërë thirrje që në afat sa më të shkurtër komuniteti serb të aplikojë për të realizuar të drejtën tyre.

.

The post Mbretëria e Bashkuar mirëpret vendimin që serbët të pajisen me patentë shoferë RKS: Nismë e rëndësishme për ta mbështetur integrimin appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *