“Kosovës po i vështirësohet anëtarësimi në KiE”, Martens: Italia po sajon kushte për shkak të përfshirjes me Orbanin dhe lidhjes së tij me Vuçiç

Gazetari gjerman, Michael Martens tha se Kosova në procesin e anëtarësimit në KiE po përballet me të njëjtat vështirësi si në procesin e liberalizimit të vizave.

Në një lidhje live me Syri Tv, Martens tha se po i nxirren kushte të sajuara qëllimisht për t’ja vështirësuar rrugëtimin e vet në këtë proces. Ai tha se ka njerëz nga Roma dhe Parisi që po e bëjnë këtë. Më tej shtoi se “ndoshta Roma është e përfshire nga Viktor Orbani, sepse presidenti Vuçiç ka lidhje me të dhe ata sajojnë disa kushte të tjera, të cilat nuk kanë fare lidhje me procesin.”

Martens: U desh një kohë e gjatë që Kosova të merrte liberalizimin e vizave. Iu vunë shumë kushte për këtë proces të cilat nuk kishin lidhje fare me kërkesat teknike. Por ishin thjesht kushte të sajuara për tja vështirësuar rrugëtimin e vet. Kemi një shembull tjetër tani. Të gjitha institucioneet në Këshillin e Evropës, komitete të ndryshme thonë se Kosova po i plotëson kushtet për tu anëtarësuar. Kemi Asamblenë Parlamentarë të KiE që votoi pro Kosovës me më shumë se 80% të votës.

Pra të gjitha Kushtet janë plotësuar, Kosova duhet të anëtarësohet. Por pastaj kemi njerëz nga Parisi, nga Roma dhe nga Berlini. Ndoshta Roma është e përfshirë nga Viktor Orbani, sepse presidenti Vuçiç ka lidhje me të dhe ata sajojnë disa kushte të tjera, të cilat nuk kanë fare lidhje me procesin. Nëse ne i shkelim rregullat pse duhet të presim që ballkanasit t’i respektojnë rregullat.

The post “Kosovës po i vështirësohet anëtarësimi në KiE”, Martens: Italia po sajon kushte për shkak të përfshirjes me Orbanin dhe lidhjes së tij me Vuçiç appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *