Akuzoi babanë për përdhunim, del ekspertiza mjeko-ligjore për 15-vjeçaren në Kavajë: Nuk ka shenja abuzimi

Ka dalë ekspertiza mjekoligjore për 15-vjeçaren në Kavajë e cila akuzoi babanë, e saj për abuzim seksual pak ditë më parë. Sipas ekspertizës vajza e mitur rezulton e pa abuzuar seksualisht dhe nuk janë konstatuar shenja abuzimi ashtu siç pretendoi vajza.

Sakaq në dëshminë e dhënë para hetuesve e mitura ka deklaruar se ka gënjyer në lidhje me akuzat që bëri drejt babai të saj Bledar Rako. Ajo ka thënë se gënjeu pasi babai i ka kapur në telefon disa biseda me një djalë bashkëmoshatar dhe më pas nuk i jepte telefonin.

Sakaq ndaj Bledar Rakos Gjykata e Durrësit caktoi sot masën e sigurisë “Arrest me burg”. Ai i kishte mohuar akuzat e ngritura nga e bija para trupës gjykuese.

Ngjarja që dyshohet të ketë ndodhur u zbulua pasi vajza 15 vjeçe në fillim ka folur me psikologen e shkollës duke denoncuar të atin për marrëdhënie seksuale. E mitura është marrë në pyetje nga psikologet dhe ka rrëfyer se abuzimi qe ka nisur ne moshën 10-vjeçare brenda në shtëpinë e tyre kur nëna e saj, si edhe 3 motrat e vëllezërit nuk ishin në shtëpi. Psikologia dhe drejtuesit e shkollës kanë lajmëruar policinë, e cila ka prangosur të atin.

The post Akuzoi babanë për përdhunim, del ekspertiza mjeko-ligjore për 15-vjeçaren në Kavajë: Nuk ka shenja abuzimi appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *