Asllani në orbitën e Atalantës, por Interi nuk e lëshon mesfushorin

Aktivizimi me kombëtaren shqiptare, por dhe shpallja kampion me Interin, bënë që Kristjan Asllani të mbyllte një sezon pozitiv. 22-vjeçari aktualisht është pjesë e zikaltërve në Itali, ndërsa shihet si një yll i së ardhmes tek milanezët, por kjo nuk i ndalon ekipet e tjera të interesohen për të. Kampionët e Europës janë skuadra e parë që ka shprehur interes për Asllanin, me trajnerin Gasperini që dëshiron ta ketë lojtarin pjesë të skuadrës.

Sipas mediave italiane, Atalanta është gati ti besojë atij repartin e mesfushës, ndërsa do të ishte e gatshme të paguante rreth 28 milionë euro. Shifër e konsiderueshme për një lojtar që minutat nuk i ka pasur në dispozicion tek Interi, por është preferuar rrallë, edhe pse në javët e fundit iu ofrua më tepër besim. Gasperini beson tek lojtari, ndaj do ti krijonte hapësirë në ekip, por për të shkuar tek kjo pjesë, fillimisht duhet që të arrijë akordin.

Pengesa më kryesore është Marotta, i cili ka bërë me dije se lojtari nuk është në shitje, madje as opsioni i huazimit për momentin nuk është në diskutim. Pra, Asllani është e ardhmja e skuadrës dhe largimi këtë verë mbetet një opsion i largët, ndërsa zikaltrit janë pranë një tjetër rikthimi, atë të Andrea Pinamontit, i cili ishte pjesë e Sassuolo në sezonin që sapo u mbyll.

The post Asllani në orbitën e Atalantës, por Interi nuk e lëshon mesfushorin appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *