ALBUK TV LIVE

Çfarë po ndodh në kufirin Izrael-Liban?

Luftimet janë shtuar përgjatë kufirit Liban-Izrael midis luftëtarëve të Hezbollahut dhe ushtrisë izraelite në ditët e fundit, me civilë dhe gazetarë gjithashtu të shënjestruar.

Të dielën, një sulm ajror izraelit vrau tre fëmijë dhe gjyshen e tyre që udhëtonin me një makinë në Libanin jugor, raporton Al Jazeera.

Grupi i armatosur libanez, Hezbollah u përgjigj duke qëlluar në qytetin izraelit Kiryat Shmona, duke vrarë një izraelit.

Kryeministri i Libanit, Mikati e quajti vrasjen të dielën një “krim të neveritshëm” dhe tha se qeveria e tij do të paraqesë një ankesë kundër Izraelit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në përgjigje të “shënjestrim të civilëve dhe fëmijëve nga Tel Aviv” në Libanin jugor.

Të paktën 10 civilë, 59 luftëtarë të Hezbollahut dhe një gazetar janë vrarë në zonën kufitare që nga 7 tetori.

The post Çfarë po ndodh në kufirin Izrael-Liban? appeared first on .

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *