ALBUK TV LIVE

“Të gjithë do të ishim dakord me një pauzë humanitare në Gaza”, Blinken: Izraeli ka paqartësi për…

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken ka mbajtur një konferencë shtypi në Bagdad në mes të vizitave të tij diplomatike në rajon.

Ai tha se pati një takim produktiv me kryeministrin irakian Mohammed Shia’ Al Sudani dhe gjithashtu e bëri “shumë të qartë” se sulmet që vijnë nga milicia në linjë me Iranin janë “të papranueshme”.

“Ne patëm një bisedë të mirë të sinqertë dhe më gjerësisht po punojmë shumë për t’u siguruar që konflikti në Gaza të mos përshkallëzohet në vende të tjera,” u shpreh ai.

Zyrtari amerikan deklaroi se Izraeli ka ngritur pyetje të rëndësishme se si do të funksionojnë pauzat humanitare dhe SHBA-ja “duhej t’u përgjigjej atyre pyetjeve.

Blinken shtoi se “të gjithë do të mirëprisnin një pauzë humanitare” në Gaza.

The post “Të gjithë do të ishim dakord me një pauzë humanitare në Gaza”, Blinken: Izraeli ka paqartësi për… appeared first on .

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *