Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, ka komentuar marrëveshjen e firmosur mes Shqipërisë dhe Italisë për strehimin e dhjetëra mijëra emigrantëve të paligjshëm në kampet e refugjatëve që do të ngrihen në Lezhë.
Alizoti, është shprehur Shqipëria po bëhet pjesë e një problemi global, siç është emigracioni, ndërsa ka theksuar se nuk i përballojmë dot dhe se janë një rrezik i madh.
Deputeti demokrat gjithashtu zbuloi se ka dëgjuar për diskutime edhe për ndërtimin e një centrali bërthamor në Shqipëri
“E gjitha ka një hile shumë të madhe. Sipas fjalëve të dala kjo është dakordësuar që në gusht. Këto marrëveshje duhet të jenë publike. Ata nuk do rrinë te shtëpia e zotit Rama. Problemi kryesor që kanë vendet e pasura është emigracioni. Një pjesë e madhe e vendeve afrikane dhe të Lindjes së Mesme do të vijnë drejt Europës.
Në Gjermani janë rritur forcat e ekstremit të djathtë për shkak të emigrantëve. Gjermania ka 82 mln banorë, Italia ka 60 mln dhe vjen Shqipëria me 2 mln banorë me një rrip toke dhe bëhet pjesë e një problemi global. Shqipëria sot nuk ushqen dot njerëzit e vetë. Lampedusa është një ishull me kapacitet 1600, sa e ka kapacitetin porti i Shëngjinit. Ai duhet të ishte port për Veriun dhe Kosovën. Ne jemi një vend shumë i vogël dhe i varfër, nuk jemi për t’i kthyer ndere Italisë.
Nuk mund të kthehemi në një hotspot të një problemi të tillë, kur vende si Polonia dhe Hungaria nuk e pranojnë. 36 mijë veta në vit janë shumë, kush i kontrollon ata? Nuk mund të përballohen. Politika e jashtme bazohet në interesa, nuk bazohet në dashuri. Këto janë përralla, ato që thotë kryeministri. Nuk e përballojmë dot, po marrim një rrezik të madh. Kam dëgjuar që është diskutuar edhe për një central bërthamor. Ky është një antishqiptar që ja bën këto Shqipërisë. Nuk e përballojmë dot teknikisht”, u shpreh ai.
The post “Kam dëgjuar dhe për një central bërthamor”- Deputeti i PD-së komenton marrëveshjen me Italinë për kampin e refugjatëve: Nuk i përballojmë dot, është një rrezik i madh! appeared first on .