ALBUK TV LIVE

Koçiu tek “Koço Gliozheni”, gjendja e foshnjes së gjetur sot, kritike për jetën

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu vizitoi Maternitetin “Koço Gliozheni”, për të parë nga afër gjendjen shëndetësore të foshnjës së gjetur sot të braktisur në një bodrum në zonën e Yzberishtit.

Ministrja u informua nga mjekët e spitalit lidhur me gjendjen shëndetësore të fëmijës. Ekipi i maternitetit po bën përpjekjet maksimale, por sipas tyre gjendja e vogëlushit ende paraqitet e rëndë.

Foshnja i përket gjinisë mashkull dhe u dërgua në spital në gjendje mjaft të rënduar dhe të dëmtuar. Aktualisht vijon të jetë i intubuar dhe sipas mjekëve gjendja vijon të jetë kritike.

The post Koçiu tek “Koço Gliozheni”, gjendja e foshnjes së gjetur sot, kritike për jetën appeared first on .

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *