Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rrëzoi kërkesën e avokatëve të Sali Berishës për përjashtimin nga seanca të gjyqtares Irena Gjoka, kërkesë e cila është rrëzuar.
Avokati Genc Gjokutaj theksoi gjithashtu se gjykata ka rrëzuar kërkesën e tyre për humbjen e fuqisë së masave për shkak të tejkalimit të afateve për zbardhjen e vendimit.
Gjokutaj: Ne kërkuam përjashtimin e gjyqtares, e dyta kërkesë. Një reagim krejt i ftohtë dhe një vendimmarrje si të gjitha të tjerat. Sigurisht kjo seancë ia vlejti për të dokumentuar shkeljen e radhës së gjykatës. Vendimi i zbardhur na u dha sot. Imagjinoni që vendimet janë të pa ekzekutuara, vendimet janë të pa depozituara në sekretarinë e gjykatës. Ndërkohë që Gjykata dhe Prokuroria flisnin sikur ato vendime janë komunikuar. Ne e konsiderojmë të pa ekzekutuar atë vendim, pavarësisht se këta i qëndrojnë shkeljes. Një gjykatë dhe një prokurori që shkel Kushtetutën, Kodin e Procedurës Penale e ka në dorë të dytë. Të dyja kërkesat janë rrëzuar.
The post Përfundon seanca në GJKKO për cështjen “Partizani”, avokati Gjokutaj: Ia vlejti për të dokumentuar shkeljen e radhës së gjykatës appeared first on .