Kreu i partisë Demokratike, Lulzim Basha ka propozuar 6 iniciativa me të cilat sipas tij, do të mund të vendosë politikën në shërbim të njerëzve.
Në takimet me qytetarët, ai kërkon mbështetjen e tyre për Lista të Hapura, Vetting për politikanët, barazi të votës, votë për diasporën, president të zgjedhur nga populli si dhe t’i japë fund imunitetit nga ndjekja penale.
Sipas Bashës, është e domosdoshme të vendosen interesat e njerëzve në qendër të politikë-bërjes.
Deklarata e plotë e kreut të PD-së:
“Është jetike që ekonomia jonë të hapet dhe të bëhet konkurruese. Në funksion të saj është edhe garantimi i garës në sistemin politik, përmes propozimeve tona për Reformën Zgjedhore. Një parlament përfaqësues i vullnetit të qytetarëve është i domosdoshëm për të vendosur interesat e njerëzve në qendër të politikë-bërjes, duke dhënë atyre forcën për të ndërtuar të ardhmen që duan dhe meritojnë.
Ne duhet të bëjmë gjithçka për t’u kthyer atyre besimin te vota dhe te politika. Prandaj dhe ata mbështesin iniciativat tona për:
Lista të hapura
Vetting për politikanët
Barazia e votës
Vota e diasporës
President nga populli
Fund imunitetit nga ndjekja penale
Këto janë propozime konkrete, për ta vendosur politikën në shërbim të njerëzve, për të ngjallur shpresën dhe besimin te instrumenti i vetëm që kemi për të sjellë ndryshimin që qytetarët presin”, – tha Basha.
The post “Fund imunitetit nga ndjekja penale”- Basha me 6 propozime konkrete: Do bëjmë gjithçka të kthejmë besimin tek vota! appeared first on .