ALBUK TV LIVE

Muçolli “rrëmben skenën” në Suedi, humbet penallti por dhuron asistin e fitores te Goteborg

Goteborg fitoi 1-2 ndaj Varberg (Kampionat suedez), në sfidën e luajtur në Paskbergsvallen (Varberg). Arbnor Muçolli, lojtari i thirrur nga Shqipëria dhe që aktivizohet te Goteborg “rrëmbeu skenën” në fundin e ndeshjes.

Sulmuesi gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit në minutën e 89-të, duke humbur kështu një shans të artë për ekipin e tij. Gjithsesi, 24-vjeçari rregulloi gabimin me një asist për Carlen në të 95-tën.

Ky është sezoni i tij i parë në Suedi në Allsvenskan. Më parë, Muçolli mbahet mend për përvojën te Velje në Danimarkë. Goterborg renditet në vendin e 13-të pas 30 ndeshjesh.

https://streamja.com/embed/EMLN7

https://streamja.com/embed/7pX0R

The post Muçolli “rrëmben skenën” në Suedi, humbet penallti por dhuron asistin e fitores te Goteborg appeared first on .

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *