ALBUK TV LIVE

Dialogu Kosovë-Serbi, Molliqaj: Ripërcaktimi i kufijve do të ishte zgjidhja përfundimtare

Kosova si një shtet multietnik jeton në paqe me komunitetet e veta, por Serbia vazhdon të pretendojë territore brenda vendit, edhe ajo në emër të komunitetit të saj serb.

Në emisionin “3D” në RTSH, Dardan Molliqaj, kreu i socialdemokratëve të Kosovës hodhi dyshime se për situatën ku ndodhen dy shtetet fqinje mund të hidhet opsioni i rikonfigurimit të kufijve.

S’ka asnjë kuptim që të vijë një kryeministër dhe të zbatojë me përpikëri gabimet e kryeministrave të mëhershëm. Këto janë konsekuencat e sotme. Nuk është se nuk ka marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, por sepse Kosovën e bëri çështje të sigurisë Albin Kurti, as [Aleksandar] Vuçiqi, as BE-ja, as SHBA-ja. Unë besoj që duhet të flasim me bashkësinë ndërkombëtare për mundësinë e ripërcaktimit të kufijve.

Kur Eskobari [Gabriel Escobar] është emëruar përfaqësues për Ballkanin Perëndimor për dialogun Kosovë-Serbi është shprehur se nëse dy popujt dhe qeveritë pajtohen, ripërcaktimi i kufijve për ne është i pranueshëm. Çdo zgjidhje tjetër që nuk është ripërcaktimi i kufijve, që nënkupton njohjen edhe të Kosovës, por edhe të subjektivitetit për t’u bashkuar me Shqipërinë nëse do, nuk do të jetë zgjidhje e paqes,” deklaroi z. Molliqaj.

Sipas shefit të PSD-së, problemi nuk është a ka njohje de facto apo jo, por a ka ambicie Serbia ndaj Kosovës.

Për sa i përket njohjes nga vendet të BE-së dhe anëtarëve të NATO-s ky është prapë një mashtrim publik, sepse nuk ka asnjë deklarim asnjë interesim pozitiv për sa i përket njohjes për Kosovën, përkundrazi ka deklarime të shteteve të njëpasnjëshme, të cilat nuk do ta njohin Kosovën në Marrëveshjen e Brukselit. 

Për sa i përket NATO-s nuk ka asgjë të re për Kosovën. Ka plot vende që kanë partneritet të përbashkët, por që nuk duan të anëtarësohen në NATO. Ajo që po ndodh është se po japin gjithçka për të mos marrë asgjë dhe kjo po bëhet për shkak të veprimeve për shkak të veprimeve të dy viteve të fundit të qeverisë Kurti,” tha z. Molliqaj.

The post Dialogu Kosovë-Serbi, Molliqaj: Ripërcaktimi i kufijve do të ishte zgjidhja përfundimtare appeared first on .

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *