ALBUK TV LIVE

Hetimi i Berishës nga SPAK/ A do ta votonte heqjen e imunitetit të kreut të Rithemelimit? Ja si përgjigjet deputetja e PD

E pyetur nëse do të votonte kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Berishës, nëse një shkresë e tillë mbërrin në Kuvend, duke qenë se kreu i Rithemelimit nuk po paraqitet në GJKKO për aferën ‘Partizani’, deputetja e PD, Oriola Pampuri u përgjigj se e mbështeste punën e prokurorisë së Posaçme dhe se do ta votonte një kërkesë të tillë.

“Mbështes SPAK-un për punën e bërë deri tani, aty ku flet drejtësia të tjerët heshtin. E mbështes nga fillimi e deri sot. Do votoja çdo shkresë nga SPAK edhe sikur të ishte për mua. Nuk konsideroj grup kriminal as SPAK-un, as SHBA-të. Rreziku anglo-amerikan ka mbaruar 30 e ca vite më parë dhe nuk mund të vazhdojmë me këtë histori. Mbështesim SPAK-un dhe do të votoja çdo kërkesë që do të vinte, siç e thashë, edhe për mua”- tha Pampuri.

Ndërsa sa i takon Kuvendit të paralajmëruar nga Berisha i cili kërkon të votëbesohet, Pampuri tha se PD i ka përfunduar të gjitha zgjedhjet në strukturat e larta.

The post Hetimi i Berishës nga SPAK/ A do ta votonte heqjen e imunitetit të kreut të Rithemelimit? Ja si përgjigjet deputetja e PD appeared first on .

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *