Qeveria serbe ka blerë për muzeun kombëtar një pikturë të një autori malazez me motive shqiptare. Vepra e titullar”bashibuzuku” e realizuar nga artisti malazez Paja Jovanoviç në vitin 1858 është blerë nga autoritet e Beogradit në një ankand në Londër për shumën 350 mijë euro.
Paratë janë pjesë e fondit qeveritar serb për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.
Piktura ka motive shqiptare dhe sipas biografëve të autorit është realizuar në Mal të Zi dhe pasqyron shqiptarët që jetonin në këtë shtet shekuj më parë.
Jovanoviç gjithashtu ka një sërë veprash të tjera të realizuara në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe që pasqyrojnë Shqipërinë nën pushtimin otoman.
Muzeu i Beogradit bëri të ditur në një njoftim për mediat se vepra të tjera të kulturës serbe do të jenë pjesë e fondit artistik të këtij institucioni.
Presidenti serb deklaroi në një intervistë për mediat se qeveria do të jap një fond prej 30 milionë eurosh për të blerë në ankande vepra që sipas tij janë të trashëgimisë kulturore serbe.
“Dëshiroj që të gjitha artefaktet tona që janë nxjerrë jashtë vendit, të kthehen në Serbi, sepse kështu bën një shtet i pavarur, serioz dhe i përgjegjshëm. Le ta kthejmë atin në vendin tonë, të paguajmë sa të mundeni dhe t’ia japim këto vepra Muzeut të Qytetit, Muzeut Kombëtar, Muzeut të Artit Bashkëkohor, t’ia tha ai për Happy TV.
Vuçiç theksoi se këto sende i përkasin Serbisë si dhe të gjithë qytetarëve të saj.
“Ne do t’i kthejmë ato në vendin tonë, qofshin piktura, skulptura dhe çdo gjë që i përket thesarit kulturor të Republikës së Serbisë,” theksoi ai.
The post Serbia blen pikturën me motive shqiptare, bëhet pjesë e Muzeut të Beogradit appeared first on .