Gazetari Fatos Mahmutaj, i cili mbeti i plagosur më “21 Janar”, deklaroi në emisionin ‘3D’ në RTSH se pavarësisht faktit se dëshmia e tij është në dosje, pasi ai ua ka dhënë dy prokurorëve paraprak dhe është firmosur prej tij, sërisht është i gatshëm të dëshmojë nëse e thërrasin.
“Aty u qëllua në mënyrë të drejtpërdrejtë në dy drejtime. Për shkak të presionit të Berishës nuk janë marrë tërësisht provat. Nuk janë marrë predhat që goditën përballë godinave të kryeministrisë. Nuk është bërë ekspertiza e gëzhojave mbi gardhin. Mungon ekspertiza. Mungojnë dëshmitë e të plagosurve. Në momentin e parë që të më thërrasin do të dëshmojë për këtë çështje. Dëshmia ime është në dosje. E kam dhënë përpara dy prokurorëve paraprak. Dëshmia ime është aty, por s’është marrë asnjëherë parasysh.”, deklaroi Mahmutaj.
Ndersa Avokati Beqiri tha se, “Sali Berisha është frymëzuesi, urdhëruesi dhe personi që bëri 21 janarin”.
Sipas tij, Berisha këtë e ka pranuar me gojën e tij, sepse e ka thënë që nëse do të futeshin brenda rrethimit, unë do kisha vrarë edhe 100 apo 200 veta”
“Sali Berisha së bashku me njerëzit e tij , me arkivolin e Hazem Hajdarit , thyen derën e Kryeministrisë dhe qeveria e asaj kohe në 14 shtator 1998 nuk vrau asnjë njeri. Në asnjë protestë që ka bërë PD , nuk është plagosur askush. Berisha ndërtoi alibi kur thoshte që qitja është bërë nga afër, kishte çadra pistoletë, e thika me helm”, theksoi ai.
Janë këto që implikojnë Berishën sipas avokatit Beqiri, që e bëri të zhduk kamerat e Kryeministrisë për të fshehur gjurmët.
The post “21 Janari”, Mahmutaj: Jam i gatshëm të dëshmoj. I.Beqiri: Berisha u fut në Kryeministri me arkivolin e Hajdarit dhe nuk e qëlloi njeri appeared first on .