Sot në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian mbahet takimi i radhës mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç. Ky takim zhvillohet në kuadër të dialogut ndërmjet dy vendeve.
Qeveria e Kosovës njofton se në këtë takim do të trajtohet zbatimi i Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit, Aneksit Implementues të 18 marsit dhe plani i ri për ecjen përpara i 21 tetorit, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.
Ky është takimi vijues i këtij procesi pas atij të 26 tetorit me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe BE-së, ku Republika e Kosovës theksoi qëndrimet e saj e gatishmërinë për nënshkrim dhe zbatim të të marrëveshjeve”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.
Brukseli që ndërmjetëson dialogun Kosovë-Serbi, por edhe SHBA-ja, vazhdimisht kërkojnë nga dy palët që të arrijnë një marrëveshje finale gjithpërfshirëse ku adresohen të gjitha çështjet.
The post Dialogu Kosovë-Serbi/ Mbahet sot në Bruksel takimi mes kryenegociatorëve appeared first on .