ALBUK TV LIVE

Ngjela bie në “kurth”, pranon puthjen me Bora Zemanin

Kurthi i emisionit “Ndryshe” në Top Albania Radio, këtë herë ka zënë  Spartak Ngjelën.

Ai i është përgjigjur telefonatës së prezantueses së emisionit, Anxhela, e cila i ka ofruar atij të ishte pjesë e një filmi realizuar nga Top Channel Films, ku supozohej se do të luante së bashku me moderatoren Bora Zemani.

“Ju marr nga Top Channel Films. Ne kemi menduar që të bëjmë një film me personazhin kryesor Bora Zemanin, i cili do të transmetohet për festat e fundvitit në Top Channel edhe në kinema, dhe kemi menduar dy role që ju mund të zgjidhni mes tyre. Roli i parë është komshiu i Borës, vetëm se ky komshiu duhet të jetë një njeri spiun e që merret me dallavere. Kemi dhe rolin tjetër që unë mendoj që do të pëlqejë shumë. Roli i dytë ka në thelb profesorin e filozofisë së personazhit kryesor. Mendoj që roli i profesorit do t’ju shkojë më shumë. Nuk do të keni shumë xhirime, por si rol do të jetë mjaft i rëndësishëm bashkë me Borën,”-i tha prezantuesja.

Ngjelën e tundoi si ide por ende nuk ishte i vendosur, duke u shprehur se është avokat e jo aktor.

Anxhela vazhdoi duke i shpjeguar më tej rolin, duke i shpjeguar se ai është zgjedhur, duke qenë se ka shprehur simpati për të si personazh.

Dhe në fund, profesori (Spartaku) do të bjerë në dashuri me studenten (Borën).

Ai u shpreh: Jo jo, se më dëmton. Megjithatë, për skenarin mund të ulemi edhe të flasim. Më pëlqen, por të shikoj mirë skenarin në të gjitha aspektet. Pasi foli edhe me regjisorin, Spartak Ngjela ishte i gatshëm të bëhej pjesë e filmit, ku edhe mund të puthej me Bora Zemanin.

The post Ngjela bie në “kurth”, pranon puthjen me Bora Zemanin appeared first on .

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *