E ftuar në emisionin ‘Live From Tirana’, këngëtarja dhe ish-banorja e “BBVK” Gigliola Haveriku ka folur rreth periudhës së shtatzënisë.
“Unë sot kam ardhur 2 persona. Jam 8 muaj e 2 javëshe shtatzënë, çdo gjë është e vështirësuar për mua këtë periudhë, të flesh gjumë është e vështirë, të hash është vështirë. Fëmija që po pres është vajzë dhe shpresoj të jetë Bricjap”.
Pyetjes nëse ka menduar një emër për vajzën, këngëtarja iu përgjigj:
“Nuk e di nëse është keq ta them, por kemi menduar Izabel dhe Iza shkurt. E kisha qejf si emër që e vogël, nëse do kisha një vajzë. Gjyshja, mezi po pret dhe i them se më duket sikur po ta bëj ty gocën dhe jo vetes”.
The post S’ka vend për besëtytni, ish-banorja e BBV zbulon emrin e bebit që po pret appeared first on .