ALBUK TV LIVE

Sylvinho: Kemi një finale para, mendoj vetëm për Moldavinë! Kundërshtari shumë i vështirë

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan nesër në 18:00 kundër Moldavisë në Chisinau, për duelin e parafundit në grupin E kualifikues të Euro 2024. Në konferencën zyrtare për mediet foli edhe trajneri i Kombëtares, Sylvinho. Braziliani shtoi se kjo është një finale.

“Në futboll luhet vetëm për fitore, nëse nuk ka një të tillë asnjë prej skuadrave nuk ka qenë e aftë për tri pikë. Ne futemi në fushë për fitore, besoj edhe Moldavia. Për në është një finale. Moldavia është e fortë në shtëpi, ka mundur Poloninë.

Kemi seriozitet që e përcjellin edhe lojtarët, kemi bërë ndeshje shumë të mirë me Çekinë, por nuk është mbyllur asgjë dhe këtë djemtë e dinë mirë. S’ka asnjë ndryshim përsa na përket ne, për forcën që kemi. Moldavia është e organizuar, ka shumë lojtarë të mirë që luajnë me topin, janë edhe fizikë dhe në fushën e tyre janë të vështirë për t’u mundur, gjë që e kanë treguar.

Të dyja skuadrat nuk futen për barazim, ata nuk kanë humbur në shtëpi, e theksoj. Kjo është një finale dhe ne e dimë. Nuk mendoj për asgjë veç Moldavisë. Ne nisemi mirë në kundërsulm dhe ofensiva jonë është e mirë. Na duhet të bëjmë kujdes. E dimë mirë rëndësinë e kësaj ndeshje. Rrugëtimi ynë është i mirë, por duhet të kalojmë edhe ndeshjen nesër.

Puna e një kombëtareje është e vështirë, pritet deri në fund për listën. Ajeti është i dëmtuar, kemi marrë Mersinaj dhe jemi “ok” me këtë listë. Kemi të duhurit. 70 përqind e këtij grupi kanë luajtur ndeshjet dhe kanë treguar cilësi”, tha Sylvinho.

The post Sylvinho: Kemi një finale para, mendoj vetëm për Moldavinë! Kundërshtari shumë i vështirë appeared first on .

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *