ALBUK TV LIVE

Shqipëria kualifikohet për herë të dytë në Kampionatin Europian të Futbollit, barazim i ëmbël në Moldavi

Shqipëria arriti të kualifikohet në Euro 2024 për herë të dytë në historinë e vendit, pas barazimit 1-1 ndaj Moldavisë në Stadionul Zimbru (Chişinău), takim ky i vlefshëm për grupin E. Ndeshja nisi me ritëm të ulët, me skuadrat që preferuan të studiojnë njëra-tjetrën. Rasti i parë konkret erdhi në minutën e 16-të, me vendasit që me një kundërsulm rrezikuan portën e mbrojtur nga Berisha. Goditja e Nicolaescit gjeti përgjigjen e menjëhershme të “gardianit” kuqezi, i cili neutralizoi topin.Me kalimin e minutave, ekipi i Sylvinhos u fut në shinat e duhura. Në të 24-tën, Seferi pengohet pas një vallëzimi në limitet e zonës, duke fituar kështu një penallti, të shndërruar në gol në mënyrë mjeshtërore nga Sokol Cikalleshi. Djemtë e Serghei Clescenco u përpoqën që të reagojnë në pjesën e mbetur të fraksionit, me pasime të shpeshta rreth zonës, pretendime për 11-metërsh, por vetëm kaq.Pjesa e dytë filloi me gabime në mbrojtje në prapavijën tonë, fillimisht Gjimshiti e më pas Seferi i kthyer mbrapa, i dhuruan mundësi moldavëve.Jasir Asani u shfaq pas një ore lojë, gjuajtja e tij e zakonshme nga distanca u ndal nga muri mbrojtjës. Pretendimet për prekje me dorë nuk u morën parasysh nga kryesori, mjaft i vendosur për këtë episod. Pak më pas, Daku nuk shfytëzoi si duhet një krosim të ardhur nga krahët.Në të 66-tën, Ramadani nuk ia doli dot të befasojë portierin Raielen, me një goditje nga larg. Traversa shpëtoi Moldavinë nga pësimi i golit të dytë çerek ore para fundit, me Seferin që ishte i pafat. Në minutat e fundit, ishte Baboglu që vendosi ekuilibrat përfundimisht për këtë takim. Shqipëria kryeson me 14 pikë në grup dhe tashmë në program është ndeshja e fundit në shtëpi ndaj Ishujve Faroe.

The post Shqipëria kualifikohet për herë të dytë në Kampionatin Europian të Futbollit, barazim i ëmbël në Moldavi appeared first on .

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *