Shqipëria është gati për një nga dy finalet e nëntorit, e cila në orën 18:00 të ditës së sotme do të përballet me Moldavinë në Kishiniev.
Ditën e sotme Silvinjo ka publikuar dhe listën me 23 lojtarët që do të jenë të pranishëm për këtë sfidë.
Mësohet se një nga lojtarët më në formë të momentit, Arbnor Muçolli është lënë në tribunë nga tekniku brazilian.
Sa i përket numrit 13 të Enea Mihajt, i cili nuk u grumbullua dot për shkak të një dëmtimi, do ta marrë mbrojtësi Jon Mersinaj.
Pjesa tjetër e ekipit është e njëjtë si në takimet e fundit.
The post Zgjedhjet e Silvinjos/ Një nga lojtarët më në formë përfundon në tribunë, ja kush trashëgon numrin e Mihajt appeared first on .