ALBUK TV LIVE

Deputeti i PD zbulon prapaskenat e votës së Shqipërisë në EXPO 30: Iu premtua Italisë, tani po mbështetet Arabia Saudite

Deputeti i PD, Tritan Shehu në një postim në Facebook ka zbuluar prapaskenat e votës së Shqipërisë në EXPO 30. Sipas tij, vota iu premtua Italisë, por tani po mbështetet Arabia Saudite.

“Ministrin e Jashtem e pyes ne shqip, pergjigjet “koduar”! Une nuk e “deshifroj” dot “enigmen” e tij, eshte ne nje “gjuhe” te “koduar”… Nqs dikush do te mund ta bente kete do te tregonte aftesi te vecanta! E pyes zyrtarisht Ministrin, per cilen vend prites voton Shqiperia per EXPO 30: Italine, Arabine Saudite apo Korene e Jugut, duke i rekomanduar Italine. Mbasi kjo Ministri e kishte njoftuar Italine se do te votonte per ate.

Por qe me vone dicka ka “ndryshuar”, duke e cvendosur ate zgjedhje normale nga Europa ne Azi, nga partneriteti me Italine drejt Arabise Saudite! Por pergjigja e Ministrit tone eshte nje “gje a gjeze”, qe une nuk e “lexoj” dot: “Bazuar ne praktikat nderkombetare mbi shkembimin e mbeshtetjeve midis vendeve per kandidaturat e paraqitura ne kuader te organizatave nderkombetare, Shqiperia do te mbaje qendrimin tashme te njohur.

Me lejoni te informoj, se me te gjithe vendet qe kane paraqitur kandidatura ne keto zgjedhje, ka dhe mundesi te tjera mbeshtetjeje …Expo 30 nuk eshte vetmja mundesi…” Duke e falenderuar Ministrin per pergjigjen, pavaresisht gjuhes se panjohur qe perdor, do t’i lutem te me dergoje edhe “kodin e deshifrimit” per te kuptuar:

1- Per cilin vend konkretisht behet fjale me termin “qendrim tashme i njohur”?

2- Kjo Ministri, sipas pergjigjes, a e konsideron mbeshtetjen ndaj vendeve partnere, vecanerisht te vecanta si Italia, si ndarjen e nje “torte” ku Sulltani me zemergjeresi u jep nga nje cope, qe t’i kenaqe e t’i sherbejne atij?

Nje koncept ky shume primitiv, aspak i perputhshem me transparencen, parimet, pozicionet e interesat tona, qe na lidhin me BE e ne kete rast me Italine.

Sidoqofte jam ne pritje te perkthimit te atij teksti…”, shkruan ai.

The post Deputeti i PD zbulon prapaskenat e votës së Shqipërisë në EXPO 30: Iu premtua Italisë, tani po mbështetet Arabia Saudite appeared first on .

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *