Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi se në projektligjin për 2024-ën, buxheti për infrastrukturën duhet të ishte rritur, por thekson se “ka 24% më pak investime se viti i kaluar”.
Tabaku u shpreh se qeveria ka preferuar të vazhdojnë me koncesione dhe me formula abuzive për buxhetin e shtetit.
“Paaftësi, arrogancë, korrupsion ju vendoseni. Kush e merr pjesën e luanit? Autostrada e Llogarasë dhe tuneli i Llogarasë të cilët nuk po përfundojnë? Përsëri rruga e Arbërit fonde të tjera; zgjerimi i aurostradës Tiranë – Durrës, e cila nuk është përfshirë e plotë në buxhetin e këtij viti; Porti i Durrësit, të gjitha projekte të cilat nuk e zhvillojnë infrastrukturën lokale e cila ka shumë nevojë”, shprehet deputetja demokrate.
Jorida Tabaku: “Megjithëse taksat janë rritur vit pas viti dhe duhet të kishim patjetër një buxhet më të rritur në infrastrukturë, kjo nuk ka ndodhur! Sot, ndërkohë që flasim, qeveria shqiptare në një vit nga janari në nëntor, ka shpenzuar vetëm 37% të infrastrukturës.
Paaftësi, arrogancë, korrupsion ju vendoseni. Fakti është buxheti i 2024 ka 24% më pak investime se viti i kaluar.
Ndërkohë që kanë preferuar të vazhdojnë me koncesione dhe me formula abuzive për buxhetin e shtetit.
Kush e merr pjesën e luanit? Autostrada e Llogarasë dhe tuneli i Llogarasë të cilët nuk po përfundojnë? Përsëri rruga e Arbërit fonde të tjera; zgjerimi i aurostradës Tiranë – Durrës, e cila nuk është përfshirë e plotë në buxhetin e këtij viti; Porti i Durrësit, të gjitha projekte të cilat nuk e zhvillojnë infrastrukturën lokale e cila ka shumë nevojë.
Mos të harrojmë edhe diçka, është rindërtimi, projekti abuziv i rindërtimit. Askush nuk di të na thotë sot se sa ka shkuar dhe pse nuk mori qeveria shqiptare kredi me normë dhe kosto të ulët? Por preferoi normat e larta, borxhet e larta dhe rëndesë mbi buxhetin e shtetit.”
The post “Kush e merr pjesën e ‘luanit’?”- Jorida Tabaku: Buxheti në infrastrukturë duhet të ishte rritur, por qeveria vazhdon me koncesione e formula abuzive appeared first on .