ALBUK TV LIVE

Pas Korçës, dëbora zbardh zonat e thella të qarkut Kukës

Krahas fshatrave të Korçës, reshjet e dëborës kanë zbardhur edhe zonat e thella të qarkut të Kukësit.

Në zonat mbi 1000 metër lartësi mbi nivelin e detit, trashësia e dëborës arrin në 15 centimetra.

Në aksin rrugor që lidh Kukësin me Shishtavecin ka pasur rënie gurësh, por pa probleme për qarkullimin e automjeteve.

Aktualisht situata është e qetë dhe nuk raportohet probleme të tjera në këtë qark.

The post Pas Korçës, dëbora zbardh zonat e thella të qarkut Kukës appeared first on .

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *