ALBUK TV LIVE

Pas masës nga SPAK, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj jep dorëheqjen nga SASPAC

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj jep dorëheqjen nga SASPAC. Dorëheqja vjen pas informimit të tij mbi masën e re të detyrimit të paraqitjes dhe ndalimit të udhëtimit jashtë vendit si person nën hetim nga SPAK.

 Ilir Beqaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra e drejtorit për Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).

Ilir Beqaj e mori këtë post në 26 tetor të këtij viti, duke zëvendësuar numrin 2 të ministrisë së Brendshme, Romina Kukon e cila ishte pjesë e përbërjes së grupit negociator për negociatat e aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

The post Pas masës nga SPAK, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj jep dorëheqjen nga SASPAC appeared first on .

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *