ALBUK TV LIVE

Izraeli vijon sulmet në Gaza, bombardohet një kamp refugjatësh dhe një shkollë, mbi 100 viktima 

Forcat ajrore izraelite bombarduan një kamp refugjatësh dhe një shkollë të drejtuar nga OKB-ja në Gazën veriore duke vrarë të paktën 100  persona që ishin strehuar në to.  

Videot e shpërndara në mediat sociale, të verifikuara nga AFP, tregojnë trupa të mbuluar me gjak dhe ndërtesat të kthyera në rrënoja. Shumica e viktimave sipas Hamasit thuhet se janë fëmijë. 

Izraeli u ka thënë palestinezëve që të lëvizin nga veriu i Gazës për sigurinë e tyre, por sulmet ajrore vdekjeprurëse vazhdojnë të godasin zonat qendrore dhe jugore të territorit të ngushtë bregdetar. 

Të shtunën, qindra njerëz u larguan në këmbë pasi drejtori i spitalit kryesor të Gazës tha se ushtria izraelite urdhëroi evakuimin e objektit ku rreth 2,000 njerëz ishin të bllokuar. Kolona të sëmurësh dhe të plagosurish, disa prej tyre të amputuar, u panë duke u larguar nga spitali Al-Shifa drejt bregut të detit pa ambulanca së bashku me njerëz të zhvendosur, mjekë dhe infermierë, ndërsa shpërthime të forta u dëgjuan rreth kompleksit. 

Rrugës, një gazetar i AFP tha se kishte parë gjatë rrugës 15 trupa njerëzish në faza të avancuara të dekompozimit.  

Izraeli është zotuar të shkatërrojë Hamasin në përgjigje të sulmeve të 7 tetorit, për të cilat zyrtarët izraelitë thonë se vranë rreth 1200 njerëz, shumica prej tyre civilë në jug të Izraelit, dhe panë rreth 240 persona të marrë peng.  

Por, fushata ajrore dhe tokësore e ushtrisë izraelite ka vrarë që atëherë më shumë se 12,300 njerëz, nga të cilët mbi 5,000 prej tyre fëmijë. 
Sipas shifrave të OKB-së, rreth 1.6 milionë njerëz janë zhvendosur brenda Rripit të Gazës gjatë gjashtë javëve luftime.

The post Izraeli vijon sulmet në Gaza, bombardohet një kamp refugjatësh dhe një shkollë, mbi 100 viktima  appeared first on .

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *