ALBUK TV LIVE

“Starlink” i Elon Musk ndriçon sërish qiellin, ja ku u pa (VIDEO)

Satelitët “Starlink” të manjatit të biznesit, Elon Musk, që kanë shëtitur qiejt e Europës, kanë kaluar sërish në Shqipëri.

Nga pamjet e filmuara në Tiranë shihen satelitët që iu ngjasojnë dritave në formë vargu.

Starlink është emri informal për projektin Space X të Musk i cili ka për qëllim të krijojë një konstelacion satelitësh në pjesën e ulët të orbitës për të përmirësuar shërbimin e internetit.

Kujtojmë se satelitët e Elon Musk janë filmuar edhe vitet e kaluara në disa qytete të tjera të Shqipërisë.

The post “Starlink” i Elon Musk ndriçon sërish qiellin, ja ku u pa (VIDEO) appeared first on .

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *