ALBUK TV LIVE

Vetëm një pikë në kualifikuese, çfarë duhet të dini për kundërshtarin e Shqipërisë?

Ishujt Faroe është kombëtarja e cila do përballet me Shqipërinë sonte në “Air Albania”, në orën 20.45. Përfaqësuesja modeste, ashtu sicc pritej, renditet në vendin e fundit të kualifikueseve, ku ka grumbulluar vetëm 1 pikë.

E vetmja pikë në këtë fushatë kualifikuese të Europianit është falë një barazimi 1-1 në transfertën moldave. Në të  gjitha ndeshjet e tjera, Ishujt Faroe kanë pësuar disfatë.

Sa i takon futbollistëve që ka në dispozicion trajneri suedez, Ericson Hakan, shumë prej tyre luajnë në kampionatin vendas, ndërsa ka prej atyre që kontribuojnë në kategoritë e ulëta në Islandë dhe Norvegji.

Për Shqipërinë, ky kundërshtar vjen në momentin kur duhet, pasi përveç se kemi siguruar Europianin, do na mjaftonte një pikë për vendin e parë në grup.

The post Vetëm një pikë në kualifikuese, çfarë duhet të dini për kundërshtarin e Shqipërisë? appeared first on .

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *