Apeli i Gjykatës kundër Korrupsionit shpall sot vendimin për masën e sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ai kundërshton “detyrimin për tu paraqitur” para SPAK për privatizimin e ish-kompleksit Partizani dhe ka refuzuar dy herë të paraqitet për tu marrë në pyetje.
Edhe dje ndërsa duhej të ishte përballë drejtësisë dhe të jepte llogari për këtë aferë, Berisha sërish përdori Kuvendin si mburojë, nga ku bashkë me mbështetësit e tij organizuan skenarin e kaosit me tym e flakë në Kuvend.
Mosparaqitja e Berishës për herë të dytë, procedurialisht krijon kushtet që SPAK të iniciojë zëvendësimin e masës detyrim paraqitje me arrest shtëpie, për të cilën duhet autorizim nga Parlamenti.
Masat ndaj tyre u vendosën në 20 tetor ndërkohë që është zbatuar vetëm ajo për Jamarbër Malltezin dhe biznesmenin Fatmir Bektashi, pasi Sali Berisha refuzon.
The post Afera Partizani’,Apeli vendos sot për masën e sigurisë ndaj Sali Berishës appeared first on .