ALBUK TV LIVE

Moska zyrtare kërkon “kokën” e fitueses së Eurovision-it, po pse?

Susana Jamaladinova, një këngëtare ukrainase me origjinë tatare të Krimesë e njohur profesionalisht si Jamala, tani është në listën e më të kërkuarve të Rusisë.

Ministria e Punëve të Brendshme në Rusi akuzon fituesen 40-vjeçare të Eurovizion-it (në 2016) për diskreditim të ushtrisë së Moskës, pasi ka shpërndarë informacione të rreme, raportoi webfaqja ruse e lajmeve Mediazona.

Media tha se Moska e vendosi Jamalën në listën e të kërkuarve në tetor dhe në nëntor këngëtarja u gjykua në mungesë nga një gjykatë ruse.

Jamala, një kritike e zëshme e pushtimit nga Rusia të gadishullit të saj të Krimesë dhe pushtimit të Ukrainës, fitoi Konkursin e Këngës në Eurovizion në 2016 me këngën “1944”, e cila ka të bëjë me dëbimin dhe spastrimin etnik të rreth 200,000 tatarëve të Krimesë të kryera nga autoritetet sovjetike, në maj 1944.

Jamala, e cila aktualisht është në një turne për rritjen e fondeve dhe ndërgjegjësimit në Australi, ku u zhvendos pasi Rusia pushtoi Ukrainën vjet. Ajo reagoi ndaj lajmit duke postuar një story të saj në Instagram jashtë Operës së Sidney-t, me një emoji në fytyrë.

The post Moska zyrtare kërkon “kokën” e fitueses së Eurovision-it, po pse? appeared first on .

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *