ALBUK TV LIVE

Tensionet në Kuvend/ Berisha: Bota ka shkruar dje për ne

Ish kryeministri, Sali Berisha ka folur sot për atë që ndodhi një ditë më parë në Kuvend. 

Ky i fundit tha se dje opozita i tregoi botës se Shqipëria nuk ka demokraci dhe se Rama ka blinduar Kuvendit.

Mediat më serioze të planetit, kishin në titujt kryesorë aksionin opozitar pa kthim të opozitës në Parlament. Analistët e qeverisë për të sfumuar aksionin, u shprehen se nuk ishte kjo një fitore pasi buxheti u votua gjithsesi. Mjerimi nuk ka kufi. Beteja e opozitës është për një qëllim madhor, shembja e diktaturës. Ato nuk shemben duke ndaluar një votim por duke treguar të vërtetën njerëzve. Dhe mbrëmë u tregua pa asnjë filtër nga mediat më të fuqishme të botës. Opozita i tregoi botës se kryeministri që herë vishet me atlete për modern, dhe herë tjetra me çitjane për oriental, votoi dje në 4 minuta, rekord i turpshëm botëror, buxhetin. Kjo se ai nuk lejon që të krijohen komisionet hetimore parlamentare. Opozita i tregoi botës e Shqipëria nuk është më demokraci se Rama e blindoi Kuvendin që opozita të mos kërkojë të drejtat e saj”, tha Berisha.

The post Tensionet në Kuvend/ Berisha: Bota ka shkruar dje për ne appeared first on .

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *