ALBUK TV LIVE

Pas takimit në Shkup, forcat Serbe sërish në kufi, çfarë pritet?

Serbia ka vendosur të dërgoj sërish forcat e saj të sigurisë në kufirin me Kosovën në “gjendje të plotë të gatishmërisë luftarake”. Burime bëjnë me dije se focat kanë mbërritur pranë kufirit edhe ose në mënyrë të heshtur.

Më herët, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, është shprehur se grumbullimi i forcave të ushtrisë serbe në afërsi të kufirit me Kosovën nuk e ndihmon në qetësimin e situatës së tensionuar mes dy vendeve.

Jens Stoltenberg, tha të mërkurën pas një takimi në Shkup me liderët e shteteve anëtare të aleancës ushtarake nga Ballkani, se NATO-ja është e përkushtuar ta ruajë paqen dhe stabilitetin në këtë rajon.

Pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, atë të Shqipërisë, Edi Rama, presidentin e Kroacisë, Zoran Millovanoviq, dhe kryeministrin e Malit të Zi, Millojko Spajiq, shefi i NATO-së bëri thirrje që të hiqet dorë nga “kërkesat për ndarje në Bosnjë Hercegovinë”, si edhe për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë u rritën dukshëm më 24 shtator kur Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur serbësh në fshatin Banjskë të Zveçanit në veri të vendit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Tre sulmues serbë u vranë në luftimet që pasuan.

The post Pas takimit në Shkup, forcat Serbe sërish në kufi, çfarë pritet? appeared first on .

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *