ALBUK TV LIVE

Richard Grenell kujton takimin me Hashim Thaçin, bën premtimin: Kur Trump të bëhet president i SHBA, do të punojmë për ta liruar nga qelia

Ish-emisari Presidencial i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, këtë të martë, ka publikuar disa foto të vitit 2020 me ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë.

Grenell ka thënë se kur Donald Trump të zgjidhet sërish presidenti i SHBA-ve, do të punojnë për lirimin Thaçit.

 “Kthim prapa tek takimi me mikun tim Hashim Thaçi në Kosovë. Presidenti Thaçi sot është në burgun e Hagës sepse Jack Smith e urren Donald Trumpin deh dëshiroi që të sigurohet që ai të mos bëjë progres në Ballkan. Dhe evropianët e lejuan këtë padrejtësi që të zgjatet. Kur Trump të bëhet përsëri president, ne do të punojmë që ta lirojmë Hashim Thaçin. Kemi nevojë për drejtësi jo politikë”, ka shkruar Grenell.

The post Richard Grenell kujton takimin me Hashim Thaçin, bën premtimin: Kur Trump të bëhet president i SHBA, do të punojmë për ta liruar nga qelia appeared first on .

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *