ALBUK TV LIVE

S’ka më vend për dyshime, Luizi dhe Kiara konfirmojnë shtatzëninë! Surpriza e veçantë e këngëtarit

Nuk ka më vend për dyshime. Prej kohësh është përfolur në media që moderatorja Kiara Tito ishte në pritje të ëmbël, por tashmë është konfirmuar nga vetë çifti. Ata kanë zbuluar se janë në pritje të fëmijës së parë dhe është një vajzë.

Luizi ka zgjedhur që ta zbulojë përmes një këngë, të cilën e ka quajtur ‘Frymë’. Në videoklip tregohen me detaje momentet emocionuese të çiftit pasi marrin vesh lajmin e ëmbël. Në të shihet teksa Kiara, përkëdhel barkun e rrumbullakosur, ndërsa Luizi feston me testin e shtatzënisë.

Po ashtu çifti kanë zbuluar pamje nga festa e ‘baby gender reveal’, ku shihen pranë të afërmve të tyre duke festuar.

The post S’ka më vend për dyshime, Luizi dhe Kiara konfirmojnë shtatzëninë! Surpriza e veçantë e këngëtarit appeared first on .

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *