Katari, i cili ka ndërmjetësuar mes Izraelit dhe Hamasit, ka njoftuar se armëpushimi i përkohshëm në Gaza do të fillojë të premten në mëngjes.
Ka qenë një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Katarit ka dhënë disa detaje të marrëveshjes sipas së cilës disa pengje do të lirohen në këmbim të një pauze katër-ditore.
Një listë e civilëve që do të lirohen nga Gaza është marrë, tha Majid al-Ansari, dhe grupi i parë i civilëve do të lirohet në orën 16:00 të premten.
Ai tha se kriteri se kush do të lirohet ishte “thjesht humanitar”: “Të largohen gratë dhe fëmijët nga rreziku sa më shpejt të jetë e mundur”.
13 pengjet e marra nga Hamasi do të lirohen të premten, tha Majid al-Ansari.
Ai shtoi se qëllimi i Katarit është që kjo marrëveshje të përfundojë me një armëpushim të qëndrueshëm.
Disa prej tyre janë gra të moshuara, disa janë fëmijë dhe do të lirohen dhe do t’i dorëzohen Kryqit të Kuq dhe ideja është që transferimi të bëhet sa më i sigurt për të gjitha palët, tha ai.
“Duhet të kujtojmë se kjo është një zonë lufte,” shtoi ai.
The post Marrëveshja Izrael-Hamas, Katari zbulon kur nis armëpushimi: Ja sa pengje do të lirohen, përzgjedhja e tyre është bërë në bazë të… appeared first on .