Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka nisur konferencën e sotme me një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të aktorit të njohur të humorit, Zef Deda.
Berisha tha se dita e sotme është një ditë zie për artin dhe skenë, ku dhe shprehu ngushëllimet familjes dhe qytetarëve të Shkodrës për këtë humbje të madhe.
Sot është një ditë zie për artin, skenën, Shkodrën dhe artdashësit e mbarë Shqipërisë, mbasi dielli perëndoi përgjithmonë për artistin e mirënjohur, e talentuar, Zef Dedën.
Zef Deda ishte një artist që të gjithë dhuntinë e tij, ia kushtoi në çdo kohë të vërtetave të mëdha të artit dhe shoqërisë.
Ai ndahet nga jeta para kohe, pra, duke pasur mundësi për të kapur maja të tjera në skenë dhe art. Por, mbetet i pavdekshëm me trashëgiminë e tij të shkëlqyer që lë.
Ndaj dhe unë shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes, të afërmve, komunitetit artistik dhe qytetarëve të Shkodrës dhe të mbarë Shqipërisë për këtë humbje të madhe.”, tha Berisha.
The post Ndarja nga jeta e Zef Dedës, Berisha mban një minutë heshtje: Sot ditë zie për artin appeared first on .