ALBUK TV LIVE

Kryeministri irlandez: Trazirat një akt urrejtjeje, do të miratojmë ligje të reja

Kryeministri irlandez, Leo Varadkar, tha se trazirat në Dublin nuk ishin një akt patriotizmi, por urrejtjeje dhe se do të miratohen ligje të reja kundër krimeve të urrejtjes.

Varadkar ka premtuar se legjislacioni i ri për të ndihmuar policinë në identifikimin e shkelësve që përdorin pamjet CCTV do të votohet në javët e ardhshme dhe se ligjet ekzistuese kundër gjuhës së urrejtjes dhe nxitjes së urrejtjes së shpejti do të përditësohen.

Kryeministri tha se sulmi i parë ishte mbi fëmijët e pafajshëm dhe i dyti mbi sundimin e ligjit dhe se plaçkitja e dyqaneve dukej se ishte më e rëndësishme për sulmuesit sesa mbrojtja e jetës së fëmijëve.

The post Kryeministri irlandez: Trazirat një akt urrejtjeje, do të miratojmë ligje të reja appeared first on .

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *