ALBUK TV LIVE

“Është mashtrues e gënjeshtar”- Zëdhënësja e Bashës akuzon Berishën: Mohoi njohjen me Erzen Breçanin! Është oratak me Ramën tek kullat

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina ka reaguar për deklaratat e Sali Berishës, e Erzen Brençani nuk ka qenë kurrë bodigardi i tij.

Zëdhënësja e Bashës thekson se Sali Berisha është mashtrues dhe gënjeshtar, ndërkohë që sipas saj, Erzen Breçani ka qenë krah tij në të gjitha format dhe mënyrat.

“Sali Berisha është aq mashtrues dhe gënjeshtar sa mohoi edhe njohjen me Erzen Breçanin, edhe pse ai ka qenë në krah të tij me të gjitha format dhe mënyrat.  Kaq mjafton për të kuptuar se ai nuk ka as  turp, as moral, as nuk skuqet e as nuk zverdhet.  Sepse ai është gati të bëjë gjithçka për interesat e tij personale, të gënjejë dhe të mohojë këdo, siç dhe ka bërë.

Në këto dy vite mashtrimet dhe gënjeshtrat e tij thjesht u kanë dëshmuar shqiptarëve sa i madh është halli i tij.  Sot ky hall është dhe më i madh.

Po Sali Berisha nuk fshihet dot duke mashtruar për Lulzim Bashën, as duke kërcënuar dhe bërë presion drejtësisë.  Ai duhet të mos fshihet si burracak pas mashtrimeve të ditës, por të shkojë të dëshmojë nëse është  i pafajshëm.  Aleanca e kullave dhe teatri në parlament nuk e shpëtojnë dot Sali Berishën.

Ai kurrë nuk do të mund ta marrë peng Partinë Demokratike për ta përdorur si mburojë për hallet e tij në bashkëpunim me Edi Ramën, ortakun e tij në kulla dhe kundër SPAK-ut”, tha Karabina.

The post “Është mashtrues e gënjeshtar”- Zëdhënësja e Bashës akuzon Berishën: Mohoi njohjen me Erzen Breçanin! Është oratak me Ramën tek kullat appeared first on .

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *